“Mbeta e paralizuar…” Wanda Nara: Icari më kërkoi të martoheshim sërish, ky është shembulli më rrëqethës…
“Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë, nuk mund të dilja jashtë”
Modelja e famshme, Wanda Nara, është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj. Së fundmi, ajo ka vendosur që të zbulojë pak nga pak për atë që po përjeton pasi u diagnostikua me leucemi.
Partnerja e futbollistit të famshëm, Mauro Icardi, ka dhënë një intervistë për revistën “Gente”, ku ka folur për betejën e saj me sëmundjen, për ditët e para të vështira dhe për mbështetjen që ka marrë.
Gjithashtu 36-vjeçarja ka rrëfyer se i qendërsulmuesi argjentinas i Galatasaray, i ka kërkuar që të martohen sërish, pas 10 vitesh martesë.
“Ndonjëherë mendoj se natyra është e mençur dhe se për ndonjë arsye më është dashur të përballem me këtë sëmundje dhe jo me dikë tjetër në familjen time. Nuk dua të tingëllojë arrogante apo të pretendoj se e kam lënë pas në fillim ishte një goditje aq e madhe saqë mbeta e paralizuar. Kur u ktheva nga klinika u mbylla në dhomën time për katër ditë, nuk mund të dilja jashtë: vetëm Mauro hyri për të më sjellë ushqim. Ai u kujdes për mua, më mbrojti dhe njëkohësisht kujdesej për fëmijët dhe më shoqëronte tek mjeku.
Ai ishte dhe është personi im më mbështetës. Para disa ditësh thashë në një televizion italian se një natë, në klinikë, u zgjova dhe e gjeta, në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar kurën për leuceminë dhe vendin më të mirë në botë për t’u kuruar. Ky është shembulli më rrëqethës se kush është Mauro. Në mes të një seance stërvitore ai vinte alarmin për të më dërguar një mesazh: “Mos harro të marrësh ilaçet”. Nuk është sëmundja që na afroi edhe më shumë, ne tashmë e donim njëri-tjetrin dhe ishim afër, ai nuk kishte nevojë për këtë për ta konfirmuar.
Do t’ju them diçka që po e them për herë të parë, Mauro më kërkoi të martohesha përsëri me të. Pas 10 vitesh bashkë! Nuk kemi finalizuar ende asgjë, por me kënaqësi pranova propozimin e tij. Betohem se nuk jemi ulur as ta planifikojmë, kështu që nëse e realizojmë këtë ëndërr, supozoj se do të jetë në Argjentinë. Realiteti është se unë do të vazhdoj me këtë rutinë Romë-Stamboll deri më 23 dhjetor, sepse ajo ditë është nata e fundit e “Dancing With the Stars”, kështu që e vetmja siguri për momentin është që ne do t’i kalojmë Krishtlindjet në Europë“, tha nëna e 5 fëmijëve në intervistën e saj.