Mbete sfiduese kosto e lartë e transferëvë nga mërgata
Organizata “GERMIN”, ka organizuar bashkëbisedim me diasporën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky takim është pjese e një serie aktivitetesh në kuadër të projektit “Greenback 2.0”, nga Banka Botërore në bashkëpunim me Bankën Qendrore te Republikës së Kosovës (BQK), si dhe financim të Sekretariatit Zviceran për Cështjet Ekonomike.
Në këtë bashkëbisdeim u potencua roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, pjesamrrja e remitancave në GDP, si dhe sfidat e kostos së lartë financiare sa i përket transferimit të parave nga mërgata në Kosovë.
Panelisti i këtij takimi Safet Gërxhaliu ekspert dhe njohës i fushës së ekonomisë, ka thënë se tema e remitancave dhe konkretisht diaspora janë pjesë e pa kontestushme e zhvillimit të vendit. Ai pos tjerash ka dekalruar se shumica e qytetarëve diasporën po e shohin si vlerë financiare, mirëpo rëndësia e diasporës është përtej asaj. “Duke u bazuar në ekspertizat, netëorkun dhe eksperiencat e tyre që janë mëse të nevojshme për vendin amë”, ka thënë ai.
Përveç aspektit të rëndësisë së diasporës dhe remitancave, fokusi i Gërxhaliut ishte në 3 aspektet e hyrjes së remitancave në Kosovë, qoft kjo përmes agjencive të transfereve të parave, qoftë përmes ardhjes direkte të diasporës e po ashtu edhe dërgimi i parave në mënyrën jo formale. “Këto të mira nga diaspora po shkojnë në konsum dhe ende nuk është bërë ndonjë hap drejt kanalizimit të duhur të remitancave në mënyrë që të krijohen premisa drejt zhvillimit të vendit”, u shpreh ai.
Panelisti tjetër Emanuel Bajra, njohës i tregjeve financiare u fokusua në aspektin që diaspora është më shumë se remitancë, kjo përshkak të edukimit të tyre dhe krijimit të rrjeteve që mund të jenë shumë të nevojshme për vendin. Përveç aspektit shoqëror dhe kulturor që diaspora ka, është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të filloj një trajtim më ndryshe për diasporën, kjo në aspektin e ofrimit të mundësive për investime, duke ju siguruar siguri dhe infrastrukturë. Pjesë tjetër të rëndësishme siaps Bajrat, është krijimi i një xhirollogarie bankare kombëtare e Kosovës ku filialet t’i kishte në vendet kryesore të Europës dhe më gjërë, në mënyrë që të shfrytëzohet për pagesa dhe transaksione, mënyrë kjo që do të shërbente për zhvillim të vendit dhe njëkohësisht krijimin më të saktë të statistikave.
“Mungesa e planeve konkrete janë ato që po ndikojnë edhe në ikjen e trurit nga Kosova, gjë që do të ketë pasoja për vendin, ku përsonat më të kualifikuar po ikin nga vendi tyre, andaj qeveria e Kosovës duhet të ketë fokusin në mundësinë e krijimit të kushteve dhe të bëhet një vend i mundshëm edhe për studentet që studijojne në vendet e huaja, në mënyrë që të kthehen dhe shërbejnë për vendin”, u shpreh ai.
Gjatë takimit patë të interesuar nga audienca të cilët treguan mbi eksperiencat e tyre në aspektin e dërgesave, si dhe sfidat që kanë në këtë aspekt, qoftë në aspektin ligjor po ashtu edhe në at praktikë. Një nga pjestarët ishte dhe Alban Nevzati, që tregoi mbi punën e tij dhe krijimin e një agjencie për remitanca, ku në treg do të hyjnë nga mesi muajit dhjetor, fillimisht me shtetin e Zvicrrës e duke vazhduar drejt zgjerimit me shtete të tjera Europiane dhe përtej.
Po ashtu edhe Florent Antoni, ndau eksperiencen e tij në aspektin teknologjik duke treguar disa nga hapat kryesor që duhet të ndjeken për të arritur efektshmëri në dërgimin e remitancave, pra aspekti administrativ duhet të jetë i rregulluar, si dhe përkrahja na institucionet relevante duhet të jetë me e madhe.