Mbetën dy të vrarë në një kazino, afër kufirit të Kosovës
15 shkurt 2020
| 13:05
Sot në mëngjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë në kazinon “Vegas” 12 km larg Bllacës ku mbetën të vrarë dy persona, afër kufirit Kosovës – Maqedoni Veriore.
Katër persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë ta grabisin kazinon, shkruan Indksonline.
Ata kanë vrarë njërin prej sigurimit të kazinos dhe një tjetër i cili për momentin po luante në një aparat.