![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/19A3B987-B7B3-46A0-B157-3A45444DB4D1.jpeg)
Mbeten pa ujë të pijes disa zona të Prishtinë dhe Graçanicës
21 qershor 2020
| 23:48
Zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, lagjja e Spitalit, Veterniku, Mati 1, Hajvalia dhe Graçanica kanë mbetur pa ujë sonte për shkak të një ndërhyrje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.
“Ndërhyrja ilegale në rrjetin e ujësjellësit nga persona të papërgjegjshëm, sot në Hajvali, duke mos i menduar pasojat që shfaqen në çrregullimin e sistemit të furnizimit me ujë, ka bërë që sonte rreth orës 21:30 të shkaktohen dëme në gypin magjistral Badoc- Prishtinë”, njofton “KRU Prishtina”.
Në njoftim thuhet se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe se po punohet për sanimin e dëmit, për të cilin thuhet se është i konsiderueshëm.