Mbetën të bllokuar në Shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen 4 turistë çekë

23 prill 2025 | 08:21

Policia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë katër turistëve çekë që mbetën të bllokuar gjatë një eksplorimi në natyrë, në zonën e njohur si “Shpella e Pëllumbasit”.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan një operacion kërkim-shpëtimi, i cili përfundoi me lokalizimin dhe nxjerrjen e sigurt të turistëve.

Sipas policisë, turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët për ndihmën dhe profesionalizmin e treguar.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i Papa Françeskut do të transferohet mëngjesin e sotëm…