Mbeten të ngujuar në humnerë shpëtohen dy turistë të huaj në Theth

17 tetor 2018 | 11:40

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.

Pasditen e së mërkurës, policia është njoftuar se në Qafën e Vlabonës, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë, F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C, 27 vjeç nga Zelanda e Re, kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Pas 5 orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth, ku iu bashkuan turistëve të tjerë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se qysh…