Mbetet në fuqi edhe për dy muaj paraburgimi për tre të dyshuarit në vrasjen e Ivanoviqit
Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq e Marko Rosiq.
Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.
Sipas prokurorisë, Nedeljko Spasojeviq e Marko Rosiq dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë.
Ndërsa i pandehuri Dragisha Markoviq, po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare, sipas nenit 433 të po të këtij kodi.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij.