
Mbetjet e raketës së Muskut bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet
Një copë tjetër e një rakete të SpaceX raportohet të jetë gjetur në një zonë malore në Poloni, vetëm pak ditë pasi rezervuari i saj ra në oborrin e një shtëpie.
Policia dhe zjarrfikësit u telefonuan në provincën perëndimore Wielkopolskie, pas raportimeve për një objekt të paidentifikuar që kishte rënë në një zonë malore.
Pas hetimet dhe largimit të copës, zëdhënësi i zjarrfikësve njoftoi se me gjasë ishte rrënojë e një prej raketave të Elon Musk, transmeton Telegrafi.
Dyshohet të jetë copëza e katër që është gjetur në rajone të ndryshme ditëve të fundit.
Raketa Falcon 9 është lansuar nga baza ajrore Vandenberg në Kaliforni në fillim të këtij muaji, me qëllim që të vendosë satelitët e Starlink në nivelin e ulët të orbitës.
Pothuajse tri javë pas lansimit, copëza të raketës filluan të bien në atmosferën e Tokës – pothuajse direkt në qendër të Polonisë.