Mbi 1 000 punëtorë shëndetësorë të Kosovës u punësuan në Gjermani për nëntë muaj
30 maj 2024
| 13:20
Mbi 1,000 punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023.
Instituti GAP ka publikuar të dhënat për numrin e të punësuarve në sektorin shëndetësor në Kosovë dhe kosovarëve të punësuar në Gjermani, si mjek, ndihmës medicinalë etj.
Në vitin 2019, sipas GAP-it, në Gjermani ishin të punësuar 5,440 kosovarë në Gjermani, kurse në Kosovë 14,582.
Kurse, janar-shkurt 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9,091 kosovarë. Në Kosovë ndërkohë ishin të regjistruar 14,786.
Numri i të punësuarve në Kosovë që nga viti 2019 deri vitin e kaluar nuk ka ndryshuar shumë, megjithatë në Gjermani të dhënat tregojnë situatë tjetër.