
Mbi 1 000 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
04 korrik 2022
| 08:45
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 1 012 raste aktive me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit bëhet me dije se janë shënuar 164 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 49 pacientë.
Deri më tani në vend janë administruar 1 830 700 doza të vaksinës. Me dozën e parë janë vaksinuar 903 473 njerëz, me dozën e dytë 823 767, ndërsa me dozën përforcuese 103 270.