Mbi 1 000 të arrestuar gjatë protestave opozitare në Moskë
Policia në Moskë ka arrestuar mbi 1,300 persona në ditën kur po protestohej kundër parregullsive në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka njoftuar një grup i pavarur që monitoron protestat.
Policia përdori shkopinj kundër protestuesve të cilët ishin mbledhur pranë ndërtesës së Komunës së Moskës më 27 korrik ku dhe arrestoi shumë protestues.
Arrestimi i protestuesve vazhdoi edhe pasi ata u zhvendosën në lokacione të tjera të Moskës.
“Amnesty International” ka treguar se ka parë përdorim të forcës nga policia, që rrahu me shkopinj dhe përplasi për toke protestuesit.
Protestuesit po kundërshtonin kundër vendimit të zyrtarëve të zgjedhjeve, të cilët ua ndaluan disa figurave të opozitës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që të mbahen në shtator.
Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 1,074 persona gjatë protestës, por organizata e pavarur OVD-Info ka treguar se 1,373 persona janë arrestuar.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa figura opozitare, përfshirë Ivan Zhdanov, Ilya Yashin dhe Dmitry Gudkov.