Mbi 1 000 të infektuar dhe 278 qytetarë të shëruar nga Covidi
23 gusht 2021
| 15:16
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 278 qytetarë.
“Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, është thënë në njoftimin e MSh-së.