Mbi 1.1 milionë të infektuar me Covid-19 në Rusi

21 shtator 2020 | 14:24

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.109.595, ndërsa bilanci i viktimave në 19 489.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit ka njoftuar se me 6.196 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.109.595, ndërsa me 71 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 19.489.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 911 973 me 2 616 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,6 për qind dhe te 25,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 915 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 277 408, ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5 069.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 282 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 43.1 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërkohë që vdekja e parë më 19 mars.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara. Në vend më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe të distancimit fizik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abdullah Memaj shpall të pavlefshme dëftesat e kl V- lX…