Mbi 1.2 milionë të shëruar në mbarë botën nga Covid-19
05 maj 2020
| 15:47
Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, thuhet se deri më tani betejën ndaj koronavirusit e kanë fituar 1.200.296 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (188.068), Spanja (151.633), Gjermania (135.100), Italia (82.879), Irani (79.379), Kina (77.853) dhe Turqia (68.166).