Mbi 1 300 familje nga tetë komuna ndihmohen me pako ushqimore

14 maj 2020 | 14:13

Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë, konkretisht fondacioni “Khalifa Bin Zaned Al Nahjan”, ka ndihmuar 1 305 familje me pako ushqimore dhe mbi 32 tonë miell.

Kjo ndihmë është bërë në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit në Republikën e Kosovës”.

Përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve këto pako ushqimore janë ndarë në gjithsej tetë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Ferizaj dhe në dy strehimore të grave të dhunuara, raporton “EO”.

25 pako ushqimore janë shpërndarë të enjten në lagjen e komunitetit rom në Fushë-Kosovë, për invalidë dhe jetimët, si dhe 13 pako për rastet sociale në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Nga Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë, Ibrahim Fadlalla, ka thënë se këto pako shkojnë për familjet e varfra. Ai ka njoftuar se shpërndarja e pakove ushqimore që ka filluar nga viti 2015, është projekt i përjetshëm në shenjë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Se si është ndjenja të thërrasësh ezanin e të falesh…