Mbi 1 300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

06 shkurt 2023 | 11:50

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1 300 persona.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të lënduar.

Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti.

Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka paralajmëruar se…