Mbi 1 300 vizita specialistike janë kryer gjatë fundjavës në spitalin e Pejës
07 gusht 2023
| 13:22
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë fundjavës janë kryer mbi 1 mijë e 300 vizita specialistike.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë fundjavës kanë pranuar 69 pacientë.
“171 Pacientë aktualisht janë të shtrirë; 544 pacientë kanë kryer 5,083 analiza”, thuhet në njoftim.
Të shtunën dhe të dielën kanë ndodhur edhe tetë lindje, 4 djem dhe 4 vajza.
Po ashtu janë realizuar edhe 11 operime; 107 dializa; 217 rëntgen, 74 ultra zëra, 38 CT-ja, 6 rezonanca magnetike dhe 45 shërbime fiziatrike.