Mbi 1 350 qytetarë në veri i kanë ndërruar targat nga ilegale në ‘RKS’
13 nëntor 2023
| 11:14
Më shumë se 1350 qytetarë i kanë riregjistruar targat nga ilegale në ato “RKS”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Express” zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.
Sipas vendimit të qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor.
Para se të zgjatej ky afat, policia në veri i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë pas shumë kërkesave të qytetarëve atje.