
Mbi 1 400 gjoba në 24 orët e fundit në Kosovë
18 qershor 2023
| 10:20
1 mijë e 424 gjoba trafiku ka shqiptuar Policia e Kosovë në 24 orët e fundit.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.
Në 24-orëshin e fundit janë arresuar 16 persona dhe 14 janë dërguar në mbajtje.