Mbi 1.8 milion votues sot përpiqen ta zgjedhin presidentin e Maqedonisë së Veriut
24 prill 2024
| 08:35
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7:00 e mëngjesit u dtejtohen kutive të votimit në zgjedhjet për president shteti.
Mbi 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit deri në mbylljen e kutive në orën 19:00.
Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, dy prej të cilëve janë shqiptarë, Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.
Në rast se asnjëri nuk i merr mbi 50 për qind të votave atëherë gara shkon në balotazh i cili zhvillohet më 8 maj.