
Mbi 1 800 gjoba për shoferët vetëm dje
02 mars 2025
| 08:54
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 842 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së shtunës
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, 19 prej tyre me të lënduar, ndërsa 26 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 23 persona, 19 janë dërguar në mbajtje.