Mbi 1 mijë padi janë dorëzuar në gjykata për dëme të luftës

19 gusht 2018 | 18:01

Organizata “Ngritja e Zërit” ka hartuar deri më tani 1 mijë e 20 padi, të cilat janë dorëzuar nëpër gjykata në 11 komuna të Kosovës, për kompensimin e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, por që të gjitha janë refuzuar, me arsyetimin se ato nuk janë kompetente të padisin një shtet tjetër.

Kryetari i kësaj organizate joqeveritare e cila merret me dëmet e luftës, Jahir Bejta, në një prononcim për “Ekonomia Online” ka thënës se Ligji mbi procedurën kontestimore u jep të drejtë gjykatave që t’i trajtojnë këto lëndë, derisa ka vlerësuar se në këtë drejtim është dashur të veprojë Ministria e Drejtësisë.

Sipas Bejtës, 850 padi janë dorëzuar në gjykatat themelore nëpër komuna, kurse 450 ankesa janë refuzuar nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke i vlerësuar aktvendimet refuzuese të gjykatave themelore si të drejta.

Më tutje, ai ka thënë se 60 kërkesa për revizion janë refuzuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, ndërsa 32 kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimeve të nxjerra nga ana e Gjykatës Supreme janë hedhur poshtë, po ashtu duke u vlerësuar si të papranueshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky libër është një nga librat që ju mungon lexuesve.…