Mbi 1 mijë persona nga Kosova pritet të udhëtojnë këtë vit në Haxh
Numri i besimtarëve këtë vit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i vizitojnë tokat e shenjta për të kryer obligimin e Haxhit është 4.212, ndërsa më së shumti që do të udhëtojnë në Arabinë Saudite janë nga Bosnjë Hercegovina dhe Kosova.
Sipas informacioneve të “Anadolu Agency”, këtë vit nga Maqedonia në tokat e shenjta do të udhëtojnë 672, nga Shqipëria rreth 470, nga Kosova 1.080, nga Bosnjë dhe Hercegovina 1.680, nga Serbia 235, nga Mali i Zi 60 dhe nga Kroacia 15 besimtarë.
Gjithsej 4.212 persona nga shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të islamit, Haxhin, ndërsa theksohet se rritja e çmimeve për kryerjen e këtij obligimi në rajon ka shkaktuar që të zvogëlohet numri i haxhinjëve.
Grupi i parë nga Shqipëria pritet që të niset më 7 gusht, nga Kosova më 9 gusht dhe nga Maqedonia më 11 gusht.