Mbi 1 mijë raste me fruth në Zelandën e Re

05 shtator 2019 | 10:36

Përhapja e vazhdueshme e fruthit në Zelandën e Re arriti majat me mbi 1 000 raste të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka thënë  se 1 051 njerëz janë prekur nga sëmundja në periudhën 1 janar – 5 shtator.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Edhe pse vaksinimi efektiv është i disponueshëm, në disa vende të zhvilluara sëmundja është rikthyer me të madhe.

Globalisht, numri i rasteve është katërfishuar në tre muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Zelandën e Re, shpërthimi i sëmundjes është përqendruar kryesisht në qytetin më të madh të këtij vendi Aukland, ku janë konfirmuar 877 raste.

Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë, duke bërë thirrje që secili person i moshës 1 deri në 50 vjeç të vaksinohet, nëse nuk është vaksinuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare…