Mbi 1 milion e 150 mijë të shëruar nga Covid-19
04 maj 2020
| 13:33
Numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1 milion e 150 mijë.
Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani 1.150.497 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (178.235), Spanja (148.558), Gjermania (130.600), Italia (81.654), Irani (78.422), Kina (77.713), Turqia (63.151) dhe Franca (50.784).
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 247.466 njerëz, ndërkohë janë shënuar 3.553.313 raste./tch/