Mbi 1 milion euro për ndërtimin e QKMF-së në Shtime
1 milion e 250 mijë euro është vlera e projektit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Shtime.
Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar të mërkurën në mes të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.
Afati i realizimit të këtij projekti është viti 2025.
“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor. Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.