Mbi 1 milion raste të reja me Covid në ShBA

11 janar 2022 | 13:19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë regjistruar rekord të infektuarish me Covid në 24 orët e fundit, duke regjistruar përkatësisht 1.35 milion raste të reja.

Sipas të dhënave, ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, që i atribuohet kryesisht përhapjes së variantit “Omicron”.

Mesatarja shtatëditore është trefishuar në dy javë duke tejkaluar 700 000 raste të reja në 24 orë.

Në të njëjtën kohë, ShBA-ja ka regjistruar një rekord të shtruarish në spital për shkak të Covid-19, ku numri i pacientëve të trajtuar është dyfishuar në tre javë.

Më shumë se 136 604 njerëz aktualisht janë të shtruar në spitale, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 132 051 janarin e vitin të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
58 raste pozitive të konfirmuara të hënën me koronavirus kanë…