Mbi 1 milion të infektuar, mbi 53 mijë të vdekur

03 prill 2020 | 09:18

Numri i të infektuarve me COVID 19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1 milion.

Sipas statistikave të publikuara nga universiteti amerikan “John Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 53 146.

Të shëruar deri tani janë 211 615 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 245 540, ndërsa të vdekur janë 6 059. Por, shumë shpejt pritet që Amerika t’u prijë të gjitha shteteve me numrin e të vdekurve nga virusi korona për shkak të numrit të madh të të infektuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha…