Mbi 10 mijë e 500 raste aktive me Covid në Kosovë
12 mars 2021
| 15:14
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në vendin tonë janë mbi 10 mijë e 530 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.