Mbi 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në aeroportin ‘Adem Jashari’, krahasuar me vitin e kaluar
Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë vetëm në tri ditët e para që pas liberalizimit të vizave kanë udhëtuar afër 32 mijë qytetarë.
Këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i udhëtarëve është rritur për 11 mijë e 742.
Kështu ka bërë me dije Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës.
“Vetëm në tri ditët e para të janarit 2024 është rritur për mbi 10 mijë, numri i udhëtarëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Nga 1 Janari deri me 3 janar 2023, kanë qenë 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq nga 1-3 janar 2024, janë 31 mijë e 905 udhëtarë. Që i bie 11 mijë e 742 udhëtarë më shumë”, ka thënë Gara për “Reporteri.net”.
Sa i përket lëvizjes lirshëm pa viza, qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore.
Gjithashtu qytetarët nuk kanë të drejtë pune, pasi për punë duhet vizë tjetër.
Edhe studimet e rregullta nuk mundësohen, sepse ajo tejkalon 90-ditëshin.