Mbi 100 mijë të infektuar me COVID në ShBA

28 mars 2020 | 08:23

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në mbi 100 mijë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa 1 544 njerëz kanë vdekur.

Të enjten Shtetet e Bashkuara u bë shteti me më së shumti raste të infektimeve me virusin e ri në botë. Në Itali janë mbi 86 mijë raste, ndërsa në Kinë rreth 82 mijë.

Në mbarë botën, rreth 590 persona janë infektuar, ndërsa 27 mijë kanë vdekur. Për fat të mirë, rreth 130 mijë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e nënshkroi ndihmën financiare prej 2.2 trilionë dollarëve për t’i luftuar efektet negative të koronavirusit në ekonomi.

Nju Jorku, epiqendër e përhapjes së virusit në Shtetet e Bashkuara, i ka konfirmuar 366 viktima deri më tani, shkruan “Anadolu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë…