Mbi 100 persona me kancer, të sëmurë edhe me Covid-19

13 shtator 2020 | 11:40

Në Kosovë, rreth 120 pacientë të cilët vuajnë nga kanceri, janë prekur edhe me Covid-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi. Megjithëkëtë, asnjë rast nuk ka përfunduar me vdekje.

Adelina (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë) është njëra nga ta, e cila, krahas kancerit në gji që e ka diagnostikuar në muajin janar të këtij viti, në muajin korrik është infektuar edhe me koronavirus.

Ajo e ka vazhduar trajtimin me kimioterapi, derisa e ka kaluar edhe koronavirusin.

“Unë jam operuar nga kanceri në gji, meqë u diagnostikova me këtë sëmundje. Kam filluar kimioterapinë, e që kam pasur pak vështirësi, normalisht. Por, në muajin korrik, filluan disa simptoma, e që unë mendoja se janë prej kimioterapisë. Por jo, dola Covid pozitiv”, rrëfen Adelina për Radion Evropa e Lirë.

“Pas konsultave me doktorin tim që më trajtonte për sëmundjen malinje, ai më tregoi se çka të përdor dhe ma ka përcjellë gjendjen. Në përgjithësi kam qenë mirë, por shumë e lodhur. Kam pushuar shumë dhe kështu e kam kaluar pa ndonjë telashe, duke e vazhduar edhe terapinë për kancerin”, thotë ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/30829087.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare, profesor Sabit Brokaj. Profesor Brokaj…