Mbi 100 qytetarë të helmuar nga uji në Han të Elezit, IKSHPK del me njoftim për analizat

11 korrik 2022 | 19:57

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë kanë dalë me një njoftim rreth rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF dhe simptomat kanë qenë të njëjta: barqitje, vjellje dhe temperaturë, shkruan lajmi.net.

Dyshimet e para çojnë në faktin se këta persona janë helmuar nga një burim i ujit të pijshëm që dyshohet se është kontaminuar.

Pacientët kryesisht janë nga fshati Gorancë, Glloboçicë dhe Seqishtë.

Sipas këtij njoftimi thuhet se në mostrat e marra për analizë bio-kimike, përveç turbullirave në dy raste, parametrat janë normale, por që gjithashtu janë marrë edhe mostrat e ujit për analizë bakterore dhe do të njoftohet publiku pas rezultateve.

IKSHPK ka rekomanduar që uji që përdoret për pije të vlohet para përdorimit, por të mos ndalet furnizimi me ujë për shkaqe të tjera.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim i IKSHPK rreth rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Han të Elezit

Prishtinë, 11 korrik 2022

Pas marrjes së informatës nga drejtoresha e DSHMS të Hanit të Elezit se nga nata e mbrëmshme mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF të Hanit të Elezit, ekipa e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe është informuar se pjesa dërmuese e këtyre personave janë nga fshati Gorancë dhe pjesa tjetër nga fshatrat Glloboçicë dhe Seqishtë.

Personat që janë paraqitur kanë simpotmat e njëjta: barkqitje, vjellje, temperaturë.

Dyshimet e drejtoreshës së DSHMS dhe asaj të QKMF bazohen në faktin se dukshëm është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga fshati Gorancë që nga data 28 qershor kur edhe është lëshuar në përdorim edhe një burim i ri i ujit të pijshëm për të cilin dyshohet se është i kontaminuar. Ky burim së bashku me atë paraprak derdhen në të njëjtin rezervoar. Pjesa tjetër e banorëve të fshatit Seqishtë furnizohen me ujë nga burimi i Glloboçicës.

Ekipet në terren janë informuar se burimi i fshatit Gorancë nuk monitorohet nga KRU-Bifurkacioni, ndërsa ai i Glloboçicës po.

Mostrat e ujit të marra gjatë ditës së sotme për analizë fiziko-kimike përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normalë.

Janë marrë. po ashtu. mostrat e ujit edhe për analizë bakterore, ndërsa ekipi i Epidemiologjisë së bashku me ekipen e DSHMS të Hanit të Elezit janë në terren duke anketuar personat të cilët janë paraqitur në QKMF.

Në momentin që IKSHPK i ka rezultatet e para, publiku do të informohet në kohë reale.

REKOMANDIM

Uji që përdoret për pije dhe ushqim të vlohet para përdorimit dhe të mos ndërpritet furnizimi për shkak që mund të përdoret për nevoja të tjera teknike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Putin po e përgatit veten për një shkallë më lart;…