Mbi 100 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rafah
12 shkurt 2024
| 10:05
Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Rafah në Gazën jugore ka kaluar shifrën mbi 100, tha të hënën Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).
PRCS tha se njerëzit ishin ende të bllokuar nën rrënoja dhe numri i të vdekurve mund të rritet, shkruan CNN.
Më shumë se 1.3 milion njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara, pasi qyteti që kufizohet me Egjiptin mbetet streha e fundit për palestinezët që ikin në jug për të shmangur fushatat ajrore dhe tokësore të Izraelit.