
Mbi 11 mijë e 800 raste aktive me Covid në Kosovë
19 mars 2021
| 15:17
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë mbi 11 mijë e 800 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.744 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 744 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.065 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.812”, ka njoftuar IKShPK-ja.