Mbi 11 mijë raste të reja me Covid-19 në Turqi

02 janar 2021 | 21:08

Turqia ka raportuar 11 mijë e 180 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2 milionë e 230 mijë, shkruan Anadolu.

Ndërkaq, 11 mijë e 672 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve  në mbi 2 milionë e 120 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 202 pacientë teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 21 mijë e 295 viktima. Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3 mijë e 764 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares suedeze, Janne Andersson ka lënë derën hapur…