Mbi 110 shkurorëzime brenda një muaji në Kosovë

03 prill 2022 | 09:46

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 119 raste të shkurorëzimeve.

Për këtë numër kaq të madh të ndarjeve po ndikojnë shumë faktorë, thonë psikologë e sociologë në vend.

Psikologu Ilir Havolli ka thënë se faktorët psikologjikë, psikofiziologjikë, socialë dhe socio-kulturorë ndikojnë në rritjen e numrit të shkurorëzimeve. Sipas tij, me eliminimin e këtyre mund të mënjanohet fenomeni i shkurorëzimit.

“Duke pasur parasysh numrin shumë të madh kohën e fundit të shkurorëzimeve që po ndodhin në Kosovë, janë një mori faktorësh të cilët ndikojnë që të rritet ky numër i shkurorëzimeve, duke filluar nga faktorët psikologjikë, psikofiziologjikë, socialë dhe socio-kulturorë”.

Sipas tij, edukimi familjar është çelësi i suksesit për një shoqëri të shëndoshë, duke shtuar se faktori ekonomik ka bërë që të ketë numër të madh të shkurorëzimeve.

Madje ai thotë se pas periudhës së divorcit çiftet përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim negativ te dy gjinitë.

Ndërsa sociologu Bekim Selishta si masë parandaluese ka përmendur “modelin gjerman”, që ka të bëjë me punësimin e gruas dhe mundësinë e pagesës së tatimit 75 për qind më pak ndaj shtetit nëse krijon familje.

“Rritja e divorceve nuk mund të fokusohet vetëm në një problem ose në një shkaktar, por janë disa mori shkaktarësh që ndikojnë. Nëse dëshirojmë t’i trajtojmë më seriozisht këto fenomene duhet ta marrim modelin gjerman i cili ndikon te çiftet e reja që kanë përparësi në punësim, në sektorin publik ose privat.

Nëse kanë fëmijë, prej 30 deri në 75 për qind më pak paguajnë tatim ndaj shtetit. Kjo është një përparësi e madhe që ndikon pozitivisht te çiftet e reja që nuk kanë ngarkesë psikologjike, ekonomike, sociale dhe shumë probleme të tjera që kalojnë rrugës”, ka thënë Selishta/eo/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Më sillni tani Amir Khanin. Do ta thyej”, ka thënë…