Mbi 12 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro

21 dhjetor 2022 | 08:02

Kush e di se ku u fshehën apo u zhdukën, vetëm 12.3 miliardë marka gjermane kurrë nuk u këmbyen në euro. Mund të bëhet ende në mënyrën e vjetër, dhe herë pas here dikush dëgjon histori të çuditshme për gjetjen e qeseve me para të të afërmve të tyre të vdekur.

Raporti vjetor i bankës qendrore gjermane tani përmban informacione të çuditshme: ekzistojnë 12.3 miliardë marka gjermane që kurrë nuk janë këmbyer në euro edhe pas më shumë se dy dekadash.

Po kështu, ka ende lajme të çuditshme për gjetjen e kursimeve, shpesh të të afërmve të vdekurve.

Dy vite më parë ishte një nip me fat, i cili po përgatitej të shiste shtëpinë e xhaxhait të ndjerë në jug të Gjermanisë, sepse ishte në vështirësi financiare. Në shtëpinë e xhaxhait të tij, ai gjeti çanta dhe kuti cigaresh plot me para – gjithsej rreth 3.5 milionë marka.

Dhe një komodinë që arriti në një organizatë humanitare në Leipzig doli të ishte magjike: rreth 27 mijë marka ishin fshehur në të, raporton tagesschau.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi ushtarak “Wagner” po vlerësohet se tashmë mund të ketë…