Mbi 12 miliardë ton akull janë shkrirë vetëm brenda një dite në Grenlandë
06 gusht 2019
| 11:47
Brenda vetëm një dite në Grenlandë janë shkrirë 12 miliardë ton akull si pasojë e të nxehtit të lartë në atë regjion. Me ngjyrë gri janë krijuar lumenj nëpër akullnaja derisa në shumë pjesë shihet edhe sipërfaqja tokësore. Sipas “CNN”-së, sasia e akullit që është shkrirë është sa katër miliardë pishinë olimpike, ndërsa të shkririt po vazhdon me intensitet pak më të ulët. Njohësit e ambientit kanë bërë të ditur se shkaku i nxehtësisë së gushtit të këtij viti do të shkrihen rreth 197 miliardë akull që ndodhen nëpër dete të ndryshme.