
Mbi 12 milionë nxënës në Francë fillojnë shkollën pa telefona
Më shumë se 12 milionë nxënës filluan sot vitin e ri shkollor 2018-2019 në Francë, që karakterizohet nga ndalimi i përdorimit të telefonit mobil në shkollat fillore dhe tetëvjeçare, sipas një premtimi elektoral të presidentit Emmanuel Macron.
Sipas një ligji të miratuar në fund të muajit korrik, ndalohet përdorimi i mjeteve elektronike (celular, tablet, orë digjitale) nga nxënësit në shkollat fillore dhe tetëvjeçare në Francë.
Kjo praktikë ishte ndjekur që prej disa viteve nga një numër i madh i shkollave tetëvjeçare, por drejtorët e të gjitha shkollave detyrohen tashmë të respektojnë ligjin.
Shkollat e mesme kanë mundësinë, por nuk janë të detyruara të ndalojnë, krejtësisht apo pjesërisht, përdorimin e celularëve dhe të pajisjeve të tjera kompjuterike gjatë orëve të mësimit./kp/