Mbi 121 mijë euro sekuestrohen në portin e Durrësit, ishin të fshehura në tavanin e autobusit
07 gusht 2023
| 12:07
Policia e Shtetit në Durrës e ka arrestuar një person dhe i ka sekuestruar 121 680 euro të padeklaruara në portin detar të Durrësit.
Në njoftimin e lëshuar nga policia shqiptare është thënë se ato para ishin tentuar të futën në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit. Ndërsa shoferi i është proceduar penalisht.
Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.