Mbi 13 000 gjilanas janë vaksinuar kundër Covidit
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, në takimin e mbajtur sot, të udhëhequr nga nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, kanë bërë vlerësimin e gjendjes aktuale dhe duke marrë parasysh që me ardhjen e mërgatës në shtëpitë dhe familjet e tyre, kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar për parandalim të virusi dhe vaksinimi të vazhdojë edhe me numër më të madh.
Nënkryetari Ismajli ka bërë me dije se deri tani janë vaksinua 13 mijë e 910 gjilanas kundër Covid-19, derisa ka konfirmuar se procesi i vaksinimit po shkon shumë.
Ai ka potencuar se të gjithë ata që janë testuar dhe në rezultatin e tyre konfirmohet se janë të infektuar me virusin Covid-19, duhet të qëndrojnë në vetizolim.
Gjendja e përgjithshme në bazë të statistikave zyrtare konfirmohet se gjithsej në këtë komunë janë 6 340 qytetarë të shëruar, 147 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, janë 28 raste aktive, deri më sot janë testuar gjithsej 21 mijë e 962 qytetarë dhe të hospitalizuar sot janë vetëm dy qytetarë që po monitorohen vazhdimisht nga mjekët.