Mbi 13 mijë e 600 raste aktive me koronavirus në Kosovë

29 nëntor 2020 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se janë edhe 13 mijë e 625 raste aktive me Covid-19 në vendin tonë.

“Numri total i rasteve pozitive është 39 057 raste nga 142 769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 005 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24 427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 625”, ka njoftuar IKShKP-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…