Mbi 13 mijë e 700 raste aktive me Covid në Kosovë
12 prill 2021
| 15:09
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 13 mijë e 763 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763”, ka njoftuar IKShPK-ja.