Mbi 1300 raste aktive me Covid në Kosovë

09 tetor 2021 | 10:46

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 1 335 persona janë ende aktivë me Covid-19 në Kosovë.

MSh-ja ka njoftuar të premten se është regjistruar një viktimë me koronavirus.

Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 25 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2.370 mostrave.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 8 tetor, 362 persona janë shëruar.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.966 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 598.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 821.418 persona kanë marrë dozën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjola Demiri, në këto tri ditë të para të Big…