Mbi 14 mijë raste të reja me Covid në ShBA

16 dhjetor 2020 | 17:20

14 mijë e 335 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Gjatë kësaj kohe, sipas faqes botërore të statistikave “worldometers.info” kanë vdekur 223 persona në Amerikë.

Amerika radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me këtë virus, me gjithsej 17 milionë e 159 mijë e 794 raste.

Deri tani në këtë shtet kanë vdekur 311 mijë e 316 persona, ndërsa janë shëruar 10 milionë e 15 mijë e 12 persona.

6 milionë e 833 raste në këtë shtet janë aktive ndërsa 28 mijë e 304 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në gjithë botë, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në mbi 74 milionë.

1 milionë e 645 mijë e 908 persona raportohet të kenë vdekur nga ky virus, ndërsa rreth 52 milionë persona janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar të mërkurën një…