
Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj në Kosovë
Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mbi 15 mijë e 400 aksidente në komunikacion. Prej tyre 63 ishin me fatalitet, ku humbën jetën 68 persona.
Gjithashtu, kanë ndodhur edhe 5 mijë e 500 aksidente me lëndime me 10 mijë e 500 persona të lënduar, si dhe 9 mijë e 800 aksidente me dëme materiale, raporton KP.
Edhe pse Policia e Kosovës nuk ka dërguar statistika për vet-aksidentet, nga ekspertët e komunikacionit ato po vlerësohen shqetësuese. Ata madje kërkojnë të hetohet arsyeja e këtyre aksidenteve.
Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi ka thënë se shqetësuese janë vetaksidentet për të cilat thekson se duhet të hulumtohet lokacioni ku ndodhin për të disten herë vetaksidentet, gjendja e ngasësit por edhe gjendja teknike e automjetit.