Sampdoria me mbi 15 të infektuar, por mezi pret rifillimin e Serie A
Sampdoria është një nga klubet më të prekura nga COVID-19.
Shumë futbollistë u infektuan, por gjendja e tyre është stabilizuar dhe skuadra po stërvitet normalisht. Serie A do të rifillojë në 20 qershor dhe Massimo Ferrero është i lumtur.
Presidenti i Sampdorias analizon situatën në një prononcim për Radio Marte, duke zbuluar edhe numrin e madh të lojtarëve pozitiv në ekipin e tij.
“Jemi të lumtur, rifillimi i kampionatit do të thotë që përbindëshi koronavirus po zhduket. Kam kërkuar që të rikuperohen personat e prekur dhe pastaj të riktheheshim në fushë. Sampdoria ime është gati të përballet me çdo kundërshtar. Nuk e njihnim këtë sëmundje, është e trishtë ajo që ndodhi. Ne luftuam kundër një armiku të padukshëm, u goditëm rëndë, por djemtë janë mirë. Kemi pasur 15-17 pjesëtarë me koronavirus, nuk është shaka diçka e tillë. Gjithsesi, është shumë i rëndësishëm rikthimi i futbollit”, ka deklaruar Ferrero.