Mbi 150 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1” në Prishtinë
Dhjetëra vullnetarë të “Let’s Do It Kosova” kanë larguar mbi 150 thasë me mbeturina në aksionin e radhës të pastrimit që u mbajt të hënën në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, në kuadër të fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Këtij aksioni për pastrimin e kësaj deponie ilegale të mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza” iu bashkuan edhe punëtorët e Kompanisë “PR Solutions”, ndërsa thasët me mbeturina u larguan nga Kompania “Pastrimi”.
Drejtori ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, ka thënë se duhet të ngritët vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave ku ata jetojnë.
Ai u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjeve të pastrimit që të rrisin kapacitetet dhe numrin e kontejnerëve në zona të banuara, në mënyrë që të mos krijohen deponi të tilla të mbeturinave në kryeqytet.
/Epoka e re/