Mbi 160 mijë punëkërkues në Kosovë, rreth 63 mijë janë regjistruar vetëm në dy muajt e fundit

22 maj 2020 | 14:45

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nëpërmjet qeverisë austriake, ka siguruar të premten laptopë, tabletë dhe artikuj mbrojtës për Agjencinë e Punësimit në Kosovë (AP), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari.

Sipas njoftimit të UNDP-së në Agjencinë e Punësimit janë të regjistruar mbi 160 mijë punëkërkues, raporton “Epoka e re”.

“Roli i Agjencisë së Punësimit është shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër gjatë pandemisë, pasi ajo ofron shërbime për të gjithë punëkërkuesit e regjistruar në Kosovë. Aktualisht janë 160.229 punëkërkues të regjistruar në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP) të Agjencisë së Punësimit, ku 62.360 nga këta punëkërkues të regjistruar janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, nga 13 marsi deri më 19 maj”, ka njoftuar ndër të tjera UNDP-ja . (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten u hap në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë…